Pandat gjigante që janë një atraksion për kinezët kanë zgjuar interesim të madh edhe gjatë festimeve të Ditës Kombëtare në Kinë.
Vetëm për një ditë në këtë kopsht zoologjik ku mbahen ato në qytetin jug perëndimor kinez Chengdu, i kanë vizituar 36 mijë turistë.
Mbikëqyrësit e pandave u bënë thirrje vizitorëve që të mos qëndrojnë shumë gjatë inkubatorëve në të cilin ndodhen katër pandat e posa lindura.
Vëmendje të madhe zgjuan edhe dy pandat prinder që ndodheshin në kopshtin e improvizuar të cilat vazhdonin lojën e tyre përkundër interesimit të madh të njerëzve, raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=XaCS813Rkns
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.