Një muaj përpara Lojërave Olimpike Verore të Tokios, qyteti ka një arsye tjetër për të festuar, panda gjigande Shin Shin ka lindur këlyshë binjakë në kopshtin zoologjik ''Ueno''.
Kjo shënon lindjen e parë të pandës atje në katër vitet e fundit.
Uebfaqja e kopshtit zoologjik të Tokios publikoi foto të dy pandave të porsalindura, duke treguar se ato lindën me një orë e gjysmë diferencë dhe se gjinia e tyre ende nuk është përcaktuar.
Në shkrimin e tyre thuhet ata po punojnë shumë për kujdesin ndaj tyre, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"I gjithë stafi po punon së bashku për t’u kujdesur për pandën gjingante dhe të vegjëlit e saj”, tha kopshtin zoologjik në shkrimin në uebfaqe.

Sipas njoftimit të tyre njëri këlyshë peshon 124 gram, ndërsa pasha e të dytin është ende e panjohur.
Këlyshët kanë afërsisht gjatësinë e dorës së një njeriu të rritur.
Ndryshe, panda Shin Shin lindi më 3 korrik të vitit 2005, në Qendrën e Konservimit dhe Kërkimit për Giant Panda në Wolong të Kinës dhe mbërriti në Kopshtin Zoologjik të Ueno një dekadë më parë, së bashku me partnerin e saj mashkull Ri Ri.
Çifti janë gjithashtu prindër të një panda femër me emrin Xiang Xiang, e lindur në qershor vitit 2017.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.