Lajmet e fundit

Panairi i XVIII i Librit ngre nesër siparin në Pallatin e Kongreseve. Rreth 100 shtëpi botuese do të ekspozojnë botimet e tyre nga data 11 nëntor deri në 15. Ndonëse fitimet e botuesve mbi librin sa vijnë e po vihen në pikëpyetje, për shkak të rënies së shitjeve gjatë 3-4 viteve të fundit, kësaj here në çdo stendë të Panairit do të instalohet edhe një kasë fiskale, një NIPT sekondar, vetëm për pesë ditët e Panairit.
Por çfarë thonë botuesit për këtë risi? Sa do t’i rëndojë ata kjo nismë edhe nëse po përveçse anës financiare, në çfarë pikash të tjera dëmtohet imazhi i botuesve? Po kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, njëkohësisht edhe organizator i këtij Panairi, çfarë marrëveshje ka arritur për aplikimin e kuponit tatimor me drejtorinë e tatimeve? “Shekulli” sjell reagimet e botuesve dhe të kryetarit të Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri rreth kësaj çështje.
Frano Kulli: Ata që e kanë në dorë mund të kishin gjetur ndonjë zgjidhje më oportune, pa shkelur ligjin
Botuesi i shtëpisë botuese “Gjergj Fishta” shprehet se edhe subjekti i tij ekspozues në këtë Panair do të jetë i pajisur me NIPT sekondar, megjithatë edhe pse botuesve nuk u është kërkuar asnjë konsensus rreth kësaj çështje, sipas tij ata që e kanë në dorë mund të kishin gjetur një zgjedhje më oportune, pa shkelur ligjin.
“Së pari, më duhet të them se pa mëdyshje edhe ne, si të gjitha shtëpitë botuese, pjesëmarrëse në panair jemi pajisur me NIPT dytësor (në shkresat zyrtare shkruhet NIPT sekondar) si dhe kasa jonë fiskale do të jetë në panair. Përpos kësaj çdo gjë do të raportohet në faqen on-line të drejtorisë së tatimeve.
Kështu është ligji, kështu na kanë thënë edhe organizatorët e panairit, të cilët kanë marrë udhëzimet, në takimet që kanë pasur me drejtuesit e tatimeve. E sigurisht kështu do të veprojmë”. Sipas tij, botuesve nuk u është kërkuar asnjë konsensus në këtë drejtim. “Ndoshta ata që e kanë në dorë mund të kishin gjetur ndonjë zgjidhje më oportune, sigurisht pa shkelur ligjin”.
Ndërsa për pasojat që do të ketë kjo nismë mbi librin ai shprehet: “Ju e keni parasysh gjendjen e shumtë që lëviz ditët e panairit në ambientet e tij. Sigurisht shumica për të parë, si vizitorë dhe pak, shumë më pak janë ata që ndalojnë e blejnë. Aq më shumë tani kur dihet se shitja e librit ka rënë ndjeshëm...”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: