Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të riun që gjuajti me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke terrorizuar qytetarët.
Lajmin e konfirmoi Policia Rajonale e Prishtinës, ndërsa janë publikuar edhe pamjet.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar”.
Në videon e mëposhtme shihen zyrtarët policorë duke vrapuar, në ndjekje të personit të dyshuar, i cili akoma nuk dihet se mbi çfarë motivi shkrepi kallashnikovin. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/te-shtena-armesh-ne-podujeve-arrestohet-nje-person-2/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.