Filmi i parë “Avatar” u publikua më 2009 në versionin 3D.
James Cameron planifikoi të lëshonte vazhdime por njëmbëdhjetë vjet më vonë ne tani morëm konceptin e parë të “Avatar 2”.
Vazhdimi i këtij filmi supozohej të dalë më 2014, por Cameron ka zhvilluar një teknikë tjetër të realizimit të filmit, e cila nuk është parë kurrë më parë dhe siç duket është mjaft e ndërlikuar.
Tani, “Avatar 2” do të publikohet më 2021, pas kësaj ne kemi alternativë të publikimit të “Star Wars/ Avatar” dhe “Star Wars” më 2022″ si dhe “Avatar 3” më 2023, e kështu me radhë.
Planifikohet të publikohen gjithsej pesë filma, secili sipas planit. Llogaria zyrtare e “Avatar” në twitter publikoi katër pjesë të konceptit për filmin e ri dhe duken si video-lojë.
https://twitter.com/officialavatar/status/1214419048974315520?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1214419048974315520&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.