Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin e Durrësit në Shqipëri, ku një i moshuar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia shqiptare ka njoftuar se pas një telefonate për ndihmë, efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe pasoja më të rënda për jetën e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën”.
“Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore”, njofton Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.