Në Koçan të Maqedonisë së Veriut, të dielën që lamë pas u raportua për një tragjedi të madhe, ku së paku 59 persona, shumica nga të cilët të rinj, vdiqën pasi një diskotekë mori flakë.
Mbi 100 të tjerë mbetën të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitalet e vendit, por edhe jashtë tij, raporton Klankosova.tv.
Shteti maqedonas ka vendosur për shtatë ditë zie pas kësaj tragjedie, ndërsa kryetari i komunës Koçani ka dhënë dorëheqje.
Po ashtu, edhe në Polici ka pasur shkarkime.
Pamjet e para që u publikuan nga momenti kur nisi të marrë flakë lokali, ishin të rënda.
Mirëpo tash janë publikuar edhe pamje tjera që tregojnë momentin kur të rinjtë, të cilët po argëtoheshin me muzikë të një bendi të njohur në RMV, po iknin të tmerruar për të shpëtuar pas zjarrit që kishte pushtuar lokalin.
Pamjet janë publikuar nga portali në gjuhën shqipe në RMV, “Almakos”, të cilat mund t’i ndiqni në vijim:
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.