Pas aksidentit që ka ndodhur në Veternik të Prishtinës janë shkaktuar një mori kolonash në trafikun e kryeqytetit.
Ekipi i Klan Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe nga aty ka siguruar pamje të metodës se si po kalohet në Veternik rreth orës 16:18, sot më 11 tetor.
Në aksident të përfshirë ishin një kamion dhe 11 automjete. Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv.
Ajo tha se nga ky aksident, 11 persona kanë pranuar lëndimet trupore.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, deklaroi Ahmeti.
https://www.youtube.com/watch?v=VSkvh3kgIz0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.