Lajmet e fundit

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë po vazhdojnë kontrollet e Policisë së Kosovës, pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Zona është rrethuar me shirit sigurie, ndërsa njësitet policore dhe ekipi me qen të specializuar janë duke kryer kontrolle në terren, raporton Klankosova.tv
Qytetarët janë evakuuar nga perimetri i sigurisë, ndërsa automjetet e shumta të policisë janë vendosur në afërsi të lokacionit.
https://klankosova.tv/alarm-per-bombe-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine-evakuohen-qytetaret/