Policia e Kosovës ka shtuar forcat e saja në lagjen “Kalabria”.
Në këtë zonë të kryeqytetit, sipas pamjeve që ka siguruar Klankosova.tv, shihet se policia po ushtron kontrolle të rrepta.
Sakaq, ende nuk është mësuar arsyeja se pse erdhi deri te një veprim i tillë nga ky institucion i sigurisë, pasi që policia është kontaktuar nga Klankosova.tv, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.
https://www.youtube.com/watch?v=ehnM0YNj8uk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.