Një kamion ka marr flakë gjatë ditës së premte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se kanë intervenuar zjarrfikësit, dhe kështu është bërë shuarja e zjarrit.
Edhe policia shihen të kenë mbërritur në vendngjarje.
Sakaq, Klankosova.tv, ka kontaktuar me organet përkatëse, dhe është ende në pritje të një përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.