Lajmet e fundit

Derën nuk e shfrytëzuan për të depërtuar brenda.
Prandaj, në shikim të parë, duket se gjithçka ishte në rregull në argjendarinë që u vodh në kryeqytet, paraditen e së hënës.
Dhe, pa vënë dyshim, lokali u hap nga pronari. Por, sapo kishte hyrë brenda, kishte vërejtur se objekti ishte i shkatërruar dhe se dikush këtu kishte kryer një grabitje.
Hajnat dyshohet se shpuan murin nga pjesa e pasme e objektit dhe kur hynë brenda, e hapën kasafortën me forcë dhe morën ari.
Si pasojë, dyshohet se bëhet fjalë për dëm në vlerë të 650 mijë eurove.
Me këtë rast tash po merren edhe organet e drejtësisë, përfshirë këtu edhe forenzikën.
Këta të fundit, besohet se kryen plaçkitjen në formë të organizuar, pasi përveç katit të parë, ata raportohet se kaluan edhe dy kate të tjera të objektit, ku dyshohet se morën poashtu dukat nga disa hapësira.
Madje, duke përdorur edhe shumë mjete prerëse për t’i thyer ato.