TV Prizreni i ka publikuar pamjet e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradë në dalje të këtij qyteti.
Pamjet duken të rënda, ku shihen edhe zjarrfikësit duke intervenuar për t'i nxjerrë të lënduarit.
Klankosova.tv ka marrë informacione nga Spitali i Prizrenit, ku thanë se aty po trajtohen tre persona, derisa ende informacion zyrtar lidhur me rastin nuk ka.