Një aksident i madh ka ndodhur sot në Stokholm të Suedisë, ku një autobus është përplasur në një stacion.
Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka forca të shtuara të policisë suedeze.
Për këtë rast, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin e viktimave. Nuk është e qartë nëse kishte pasagjerë në bord.
Rrethanat e aksidentit të së premtes, në rrugën Valhallavägen në kryeqytetin suedez, mbeten të paqarta.
Shoferi i autobusit po merret në pyetje dhe një hetim për vrasje të paqëllimshme është hapur si çështje rutine. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.