Lajmet e fundit

Anderson ka zbuluar se shumë shpesh ndodh që njerëzit i kërkojnë autografe në bikine që ngjasojnë me ato të “Baywatch”.
“Disa njerëz më sjellin bikine që unë t’ua firmos dhe ato janë shumë të mëdha. Unë u them ‘Shikoni, bikinet e mia ishin shumë të vogla. Ato thjesht duhet t’i tërhiqje shumë që të zgjeroheshin dhe të merrnin formën e trupit tim’”, ka thënë ajo.
Ndryshe nga Pamela Anderson që mban bikinet në dollapin e rrobave të brendshme, kolegia e saj nga seriali Carmen Electra i ruan ato shumë më ndryshe.
“Unë i kam futur bikinet e mia në kornizë. Kur njerëzit vijnë në shtëpinë time, ata vërtetë entuziazmohen kur i shohin ato. E ka këtë efekt te njerëzit gjithmonë”, kishte thënë ajo për The Times.