Pamela Anderson është zyrtarisht një vajzë e “Vogue”.
Ish-modelja e Playboy e ka bërë debutimin e saj në këtë revistë shumë më ndryshe duke u paraqitur në kopertinat e muajit qershor për edicionin e “Vogue” në Çekosllovaki.
Ylli i “Baywatch” është paraqitur në disa poza shumë të nxehta pranë detit, në Cassis të Francës, derisa ajo është e veshur me markat e njohura Chanel, Saint Laurent, Versace dhe Savage x Fenty.
Në fotografitë e kopertinës së revistës që janë realizuar nga Dan Beleiu shkruan “Kush dëshiron ta vrasë Pamela Andersonin?”.
“Mrekullitë ndodhin”, thuhet në llogarinë zyrtare të revistës ku shpjegohet që ky fotosesion është inspiruar nga filmi kult i Çekisë “Who Wants to Kill Jessie?” ku Anderson personifikon Olga Schoberova.
https://www.instagram.com/p/Bxbwn0oCrBC/?utm_source=ig_embed
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.