Lajmet e fundit

Futbollisti i Chelsea-s, Emerson Palmieri, ka thënë që mund të kthehet në Serie A ndonëse ka shtuar se nuk është për ngut që të largohet nga “Stamford Bridge”.
Palmieri është lidhur me një transferim te kampionët e Serie A, Juventus, si dhe te Napoli.
“Një rikthim në Serie A mund të ndodhë, por kam një kontratë me Chelsea-n dhe nuk jam për ngut që të shkoj ndokund”, ka thënë ish-lojtari i Romës për Sky Sport Italia.
“Ia qenë një eksperiencë e mrekullueshme te Chelsea, ku filimisht ishte Antonio Conte, andaj qartazi ishte më e lehtë të merreshe me një trajner Italian”, ka shtuar Palmieri mes tjerash.