Lajmet e fundit

Në kohët moderne lejmë gjithnjë e më pakë për gjumë.
E me mungesën e gjumit vijnë edhe disa pasoja, siç janë lodhja e vazhdueshme apo stresi.
E pikërisht në këtë situatë një palestër në Britani ka parë një mundësi për të hapur një biznes të ri.
Kjo palestër ka filluar të organizoj klasa për gjumë.
Tani njerëzit paguajnë për 15 minuta ushtrime të lehta dhe 45 minuta gjumë ideal, në një ambient me temperaturën e duhur.
Organizatorët kanë thënë që përmes këtyre klasave do të përmirësojnë disponimin, të rigjenerojnë mendjen e madje edhe të humbin kalori.



