Lajmet e fundit

Derisa disa vende perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, shpallën një pauzë në financimin e agjencisë kryesore të ndihmës së OKB-së në Gaza, UNRWA, palestinezët që jetojnë në kushte të vështira paralajmërojnë se mund të jetë një "dënim me vdekje".
"Ky vendim do të thotë të na vrasësh, të vrasësh qenien njerëzore. Ky është një dënim me vdekje. Kjo është e vetmja gjë nga e cila jetojmë, dhe ju doni ta shkurtoni atë?", u shpreh kështu, Suhaila Nofal, një civile e zhvendosur, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.