Lajmet e fundit

Klubi i njohur italian Palermo është përjashtuar nga Serie B.
Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale Kombëtare.
Klubi sicilian është përjashtuar nga liga e dytë, për shkak të falsifikimit të dokumenteve financiare 2014-2017, nga krerët e klubit sicilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.
Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e tretë të Serie B, Palermo jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në play-offin për t’u ngjitur në Serie A, por sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C, shkruan Calciomercato përcjellë Klan Kosova.
Nga dënimi i Palermos përfitojnë skuadrat e tjera me Perugian që shkon në play-off, Venzian që shpëton direkt dhe Foggian që mbetet në lojë për mbijetesë pasi do të luajë në play-out me Salernitanan.
Ankesat e klubit sicilian zor se kryen punë.