Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë pesë milionë euro në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për të ndihmuar në fushat e kulturës, trashëgimisë, rinisë dhe sportit.
Zëvendësministrja Daulina Osmani në një konferencë për media ka theksuar se me këtë fond presin që të përmirësojnë gjendjen e këtyre fushave që janë goditur nga pandemia COVID-19.
"Kemi vendosur që të zbusim ndikimin negativ që ka pasur në komunitet pandemia e koronavirusit. Kemi ndarë pesë milionë euro për të ndihmuar në sport, rini, kulturë dhe trashëgimi kulturore. Fondet do të ndahen në vlerë të 2.5 milionë eurove për rini dhe sport, po ashtu edhe 2.5 milionë euro për kulturë dhe trashëgimi", ka thënë Osmani, njofton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.