Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është në dijeni të propozimit të bërë nga Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, për një armëpushim dyjavor, duke theksuar se një përgjigje do të jepet në kohën e duhur.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e propozimit, por kanë bërë të ditur se ai është aktualisht në proces shqyrtimi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur zhvillimet ndërkombëtare dhe përpjekjet diplomatike në rajon mbeten në fokus të lartë.
Nga ana tjetër, Irani ka bërë të ditur se e “konsideron pozitivisht” propozimin e Pakistanit, i cili përfshin edhe zgjatjen e ultimatumit dhe çështjen e hapjes së Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për tregtinë globale. /Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.