Lajmet e fundit

Islamabadi tha se sulmet kishin në shënjestër shtatë kampe dhe strehime të dyshuara të militantëve pranë kufirit Pakistan-Afganistan dhe se ato ishin nisur pas shpërthimeve vetëvrasëse të kohëve të fundit në Pakistan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Afganistani i dënoi sulmet, duke thënë se ato kishin në shënjestër disa shtëpi civilësh dhe një shkollë fetare.
Sulmet e reja vijnë pasi të dy vendet ranë dakord për një armëpushim të brishtë në tetor pas përleshjeve vdekjeprurëse ndërkufitare, megjithëse kanë ndodhur luftime të mëvonshme.