Pakistani është bërë ndër vendet e fundit që e ka ndaluar festimin e ditës së Shën Valentinit.
Ky shtet i ka ndaluar të gjitha festimet publike dhe publikimet në media për shkak se kjo festë nuk është pjesë e traditave myslimane.
Ndalesa ka ardhur nga Gjykata e Lartë e Islamabadit, pasi vitin e kaluar ka dështuar ta ndalë një festival.
Presidenti Mamnoon Hussain u ka kërkuar pakistanezëve që të mos e festojnë Shën Valentinin, për shkak se është një festë perëndimorë e cila paraqet kërcënim për vlerat islamike, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.