Një gjykatë në Pakistan ka ndaluar festimet publike të Shën Valentinit, me arsyetimin që kjo festë nuk është pjesë e kulturës myslimane.
Gjykata e Lartë, ka urdhëruar që në asnjë mënyrë të mos festohet nëpër hapësirat publike kjo festë, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjykatë gjithashtu ua ka ndaluar mediave që të promovojnë ose t’i mbulojnë ngjarjet e Shën Valentinit.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.