Lajmet e fundit

Edhe ky band historik, si shumica e bandeve të rangut të tillë, e kanë një këngë që i’a ka sjellë famën që e kanë sot.
Kënga I can’t get no satisfaction është pikërisht kënga që i ka mbijetuar kohës, e që cilësohet një pikë kthese për këtë grup, transmeton Klan Kosova. “Ishte pikërisht kjo këngë, që na ka shndërruar në atë se çfarë jemi sot”, u shpreh vokalisti i këtij grupi Mick Jagger, për revistën Rolling Stone. Gjithçka filloi gjatë një turi që kishin Stone’s në Amerikë në vitin 1965. Ata po qëndronin në një hotel në Florida, kur kitaristit të grupit, Keith Richards i lindi ideja për këtë këngë. Ditë më vonë Mick Jagger i ka shkruar vargjet, dhe për herë të parë e kanë inqizuar këtë këngë në versionin akustik në një studio të Çikagosë. E disa ditë më pas e bënë një version elektrikë në RCA në Hollyëood. Pikërisht kjo këngë, ishte numër një në SHBA për tre muaj, dhe e ka domunaur verën e vitit 1965. Atëbotë, kjo këngë shihej si një reagim i të rinjëve kundër sistemit të atëherëshëm. Edhe pse vokalisti Jagger, ka 50 vite që këndon se si nuk mund të arrijë kënaqësi, padyshim që kënaqësia që na sjellë kjo këngë vazhdon tash e 5 dekada.