Lajmet e fundit
Insistimi i shefit të Los Blancos për t’i mbajtur titullarë yjet e skuadrës ka krijuar tension në dhomat e zhveshjes, me të tillë si Alvaro Morata të pakënaqur

Alvaro Morata me miq janë të pakënaqur me vendimin e Zinedine Zidane për t’i mbajtur titullarë yjet joperformues të skuadrës.
Morata u kthye në skuadrën e fëmijërisë nga Juventus me premtimin që do t’i ofrohej mundësi e barabartë për të treguar veten.
Por sulmuesi e ka gjetur veten në bankë pas kthimit të Karim Benzema, megjithëse francezi është një nga lojtarët me paraqitjet më të dobëta në skuadër këtë edicion.
Zidane ka thënë se e di që “Zidane do të kthehet në formë, ndaj duhet pritur për këtë gjë”.
Si Morata mendojnë edhe Lucas Vasquez dhe Marco Asensio, pasi edhe ata janë të prekur nga kjo situatë.