Lajmet e fundit

Ndeshja miqësore mes Llapit dhe Lirisë nuk ka arritur të përfundojë, pasi është ndërprerë para kohe pas një vendimi të trajnerit të skuadrës prizrenase, Ismet Munishi.
Tekniku i Lirisë, Ismet Munishi, vendosi ta tërheqë ekipin e tij nga fusha, duke bërë që takimi të ndërpritet menjëherë, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Klubi i Prizrenit në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka shënuar se ndeshja përfundoj me rezultat 0-0.
Ndërsa skuadra nga Podujeva, ka shënuar se ndeshja është ndërprerë në minutën e 81-të të ndeshjes, shkak i pakënaqësive të trajnerit Munishi, i cili i largoj edhe lojtarët e Lirisë nga fusha.
Ngjarja ka befasuar të pranishmit, pasi bëhej fjalë për një ndeshje përgatitore në prag të sezonit të ri, ku të dy skuadrat synonin të testonin gjendjen e ekipit.