Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se “dhuna ndaj grave nuk tolerohet”, gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ngjarjes, mbrojtja e afërt e kryeministrit pengoi gazetaren e Klan Kosovës, Vesa Hoda, teksa ajo po përpiqej t’i parashtronte një pyetje.
Pamjet tregojnë momentin kur një pjesëtar i sigurimit të Kurtit e shtyn gazetaren, e cila ishte duke pyetur lidhur me çështjen e “24 hektarëve të Manastirit”.
“Mos më shty”, dëgjohet duke thënë gazetarja./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.