Bazuar në një hulumtim përgjatë nëntë vjetëve të fundit nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës, del që janë 33 shtatzëna të moshës adoleshente në raport me një mijë gra të kësaj moshe, apo 3.3%.
Megjithëkëtë, kjo shifër nuk është e saktë dhe mund të jetë më e lartë, ngase mungon Sistemi Informativ Shëndetësor-SISH.
Derisa mbetet shqetësuese që në mungesë të edukimit seksual, rastet e abortit po shtohen si metodë e planifikimit familjar, ku sipas udhëheqëses së zyrës së UNFPA-së, Visare Mujko-Nimani, kjo është shqetësuese.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë u tha se mungojnë kërkesat nga Kujdesi Parësor Shëndetësor për furnizim me kondomët dhe me mjete tjera kontraceptive.
Mirëpo, nga KPSH-ja thonë se kjo situatë pason për shkak të stigmës dhe qasjes ku një i ri/e re duhet të bëjë kontakte me disa profesionistë shëndetësorë në mënyrë që të furnizohet me kontraceptivët.
Ndaj kërkohet që kjo qasje të ndërrohet.
Këto gjetje u bënë me dije në një tryezë të përbashkët ndërmjet këtyre aktorëve, ku u diskutua mbi temën "Të shohësh të padukshmen", lidhur me autonominë trupore dhe shtatzënitë te adoleshentët.
https://www.youtube.com/watch?v=FPZHTGg-c6U
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.