15.03.2019 · përditësuar para 2678 dite1 min lexim
Katy Perry duket se e ka lënë inatin prapa vetes sepse është e gatshme të bashkëpunojë me Taylor Swift.
Këngëtarja 34-vjeçare e hitit “365” është pyetur gjatë intervistës në tapetin e kuq të iHeartRadio Music Awards nëse do të pranonte që në të ardhmen të këndonte bashkë edhe me krijuesen e hitit “Bad Blood”.
“Epo, jam duke bërë muzikë me Zedd... Jam e hapur”, deklaroi ajo.
Tashmë jemi të sigurt që këto dy ish-mike i kanë dhënë fund zënkës katërvjeçare dhe janë të gatshme për të vazhduar aty ku e kanë lënë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.