Lajmet e fundit

Gareth Bale më në fund ka pranuar duartrokitje të ngrohta nga tifozët e Real Madridit.
Të dyja palët kanë pasur një raport të keq viteve të fundit, mirëpo në paradën e Mbretërve, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, ata duket t’i kenë hedhur prapa marrëdhëniet e hidhura.
Uellsiani do të largohet nga Real Madridi këtë verë me pesë tituj të fituar të Ligës së Kampionëve, madje duke ia sjellë fitoren në Ligën e Kampionëve më 2018.
Ai ka nëntë vjet që është lojtar i Realit, ndonëse njërin prej këtyre viteve e kishte kaluar si huazim te Tottenham Hotspuri.