Lajmet e fundit

Më shumë se gjysma e banorëve në Britaninë e Madhe të cilët bartin në duar ora të mençura apo shiritin e palestrës, besojnë se ato pajisje kanë përmirësuar shëndetin e tyre mendor.
Kjo ka rezultuar pas një hulumtimi të realizuar ku rreth 55% e konsumatorëve që përdorin pajisjet besojnë se kanë shkuar më tej për të përmirësuar aftësinë e tyre dhe gjithashtu kanë përfituar në shëndetin e tyre mendor, me një shifër që rritet në 61% nga 16 deri në 34 vjeç, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, 72% e përdoruesve mund të thonë se pajisja e tyre ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të tyre fizik dhe 71% thonë se ushtrojnë më shpesh që kur blejnë veglat e tyre.