27.10.2017 · përditësuar para 3180 dite1 min lexim
Është arritur marrëveshja në mes Sindikatës së Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Kulturës për rritjen e pagave të aktorëve, pas grevës së tyre disa ditëshe.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se pagat e aktorëve dhe të të gjithë krijuesve dhe performuesve do të rritën në janar të vitit 2018, njofton Klan Kosova.
Aktorët para mediave lexuan marrëveshjen, ndërsa thanë se “në rast se Ministria nuk i përmbahet kësaj marrëveshjeje, ne do ta vazhdojmë grevën”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.