Lajmet e fundit

Kërkesat e Javier Pastore-s për pagë mund t’i japin fund mundësisë që ai të transferohet te West Ham United, sipas Sky Sports.
Klubi nga Premier Liga po shpreson që ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, por janë duke ngurruar që t’ia japin pagën të cilën ai e merr te PSG-ja.
Shuma prej 190 mijë funtesh në javë thuhet të jetë shumë e lartë për standardet e klubit nga Londra.