Smithit me shokë i thanë se po ua mbajnë anën Prokurorisë.
E për ankesën e 4-shes së UÇK-së është Prokuroria që tash i del në krah Trupit Gjykues.
Kryeprokurorja Kimberly West ka dorëzuar një shkresë ku e quan Panelin Smith, Barthe, Metroux, Ganynor një grup gjyqtarësh profesionistë që janë të paanshëm, dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarëdo pyetje për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ndryshe nga ç’pandeh mbrojtja kur thotë se gjyqtarët bënë pyetje shtesë që përforconin qëndrimet e prokurorëve, raporton Klan Kosova.
Ndër kërkesat e Mbrojtjes pati qenë që gjyqtarët të mos bëjnë pyetje jashtë çështjeve të ngritura nga palët apo futja e dokumenteve të reja në përdorim aty për aty.
West e pranon vetëm kohën e shumtë që ka shfrytëzuar gjykata, mbi 71 orë pyetje sqaruese, ani se nuk gjen ndonjë kontekst ose analizë që ky është fakt i njëanshmërisë.
Mbrojtja reagoi sërish. Në letrën e re avokatët thanë se e kanë të pamundur të përgatiten brenda seancës kur gjyqtarët sjellin dokumente të reja, krahas mbi 87,000 dokumenteve që veçse i janë dorëzuar nga Prokuroria.
E përmendin edhe konferencën e 12 nëntorit të kryetares Ekaterina Trendafilova kur thotë se pyetjet sugjestive janë absolutisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen.
Ky debat vazhdoi në gjykatore gjatë dëshmisë së Sokol Bashotës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=B0l-cleX0BE
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.