Lajmet e fundit

Avokati Asdren Bytyqi, javën e kaluar ka paditur Belisar Jezercin si anëtar i “Lëvizjes për Kthim” me akuzat për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit fetar.
Këtë të mërkurë, në emisionin “Ora Shtatë” Bytyqi dhe Jezerci u ballafaquan me njëri-tjetrin drejtpërsëdrejti, transmeton Klankosova.tv.
Në fjalën e tij, Jezerci akuzoi avokatin për gënjeshtra dhe mashtrim të opinionit.
“Ky avokat është i paguar, prandaj e kanë mashtruar opinionin”, tha ai në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Bytyqi tha se Jezerci ka bërë fushatë të vazhdueshme për përbuzje të islamit.
https://klankosova.tv/avokati-bytyqi-dorezon-kallezim-penal-ndaj-belisar-jezercit-per-nxitje-te-urrejtjes-dhe-dhunes11/