Në edicionin e sotëm të emisionit DPT te Fidani mysafir ishte kandidati për deputet nga radhët e "Koalicionit për Familjen", Selim Pacolli.
Pacolli në Klan Kosova u shpreh i bindur se do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve.
"Ne do të kalojmë pragun sigurisht dhe do të jemi befasi e mirë e këtyre zgjedhjeve. E ndoshta për dikë mund të jemi edhe befasi e hidhur", u shpreh Pacolli.
Ai theksoi se bazohet në mbështetjen permanente të qytetarëve anekënd Kosovës.
"Kudo që kemi qenë për muaj gati thuajse gati rresht, ditë e më shumë iu kanë bashkangjitur këtij karvani të këtij koalicioni të shpëtimit. A ka më të shenjtë se familja? Kudo që e kemi prezantuar programin për mbrojtjen e familjes dhe vlerave të familjes kemi hasur në mirëkuptim dhe janë bërë ushtarë të kësaj kauze", deklaroi ai.
Selim Pacolli theksoi se në sondazhe qëndrojnë goxha mirë./ Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Qp4ueLWgdho
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.