Lajmet e fundit

Maggie Batt-Rawden është një paciente me kancer që kohën e fundit gjendja e saj u përkeqësua.
Pavarësisht kësaj ajo u martua me dashurinë e jetës së saj, Mark.
Maggie ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit në vitin 2013 e më pas me kancer në mushkëri, transmeton Klan Kosova.
Nëna e tre fëmijëve ishte dërguar me emergjencë në spital të martën e kaluar, pasi që gjendja e saj u përkeqësua.
Ajo dhe Mark kishin në plan të martoheshin javën e ardhshme, mirëpo mjekët i sugjeruan se për të ishte e “pamundur të mbijetojë”.
“Mendova që ajo do dëshironte të martohemi në spital”.
“I bëra pyetjen dhe Maggie u përgjigjë se do donte shumë të martohej me mua”.
Dhe kështu u në mbrëmjen e 20 nëntorit, Mark tashmë burri i Maggie, bëri të pamundurën për të realizuar brenda disa orëve një ceremoni të martesës në spital.
Ai u çudit me gatishmërinë e miqve që të jenë pranë tyre edhe pse ishin të njoftuar vetëm dy orë më herët.
“Papritmas lista e mysafirëve u rrit nga 10 në 50 persona”.
“Maggie nuk e kishte idenë se sa njerëz janë duke ardhur dhe nuk ka qenë në dhomë për të parë përgaditjet, e shprehja në fytyrën e saj kur e pa se çfarë kishim përgaditur ishte e papërshkrueshme”.
“Kishte shumë dashuri dhe dritë në atë ditë”.
“Ishte dita ku të gjithë qeshnim dhe padyshim që do të mbetet si dita më e lumtur e jetës time”, u shpreh Mark.
Doktorët më vonë i treguan se Maggie mund të jetonte edhe tre ose katër javë, pasi që vlerësuan se gjendja e saj nuk ishte aq e vështirë sa u mendua në fillim.
“Kjo periudhë nuk është e gjatë por nëse e krahasojmë me disa ditë, kjo me të vërtetë mund të cilësohet si dhurata më e mirë e dasmës”.