Profesori Rrahman Paçarizi, pati kritika të ashpër ndaj qasjes së Gjykatës Speciale karshi ish-krerëve të UÇK-së.
Paçarizi në emsionin Rubikon në Klan Kosova deklaroi se Specialja iu ka dhënë mirënjohje prokurorëve serbë që ndihmuan në mbledhjen e provave kundër UÇK-së.
"Dhe kjo është fatkeqe, është për keqardhje dhe është e rrezikshme", deklaroi Paçarizi në Klan Kosova.
Ai theksoi se katërshja e Ushtrisë Çlirimtare po ndihen të prerë në besë nga një gjykatë e cila ishte dashur të jetë e Kosovës.
Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalën e tyre përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë.
https://www.youtube.com/watch?v=G8IO5tZGPWM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.