Lajmet e fundit

Trajnerja Gentiana Paçarizi ka thënë se Katar 2022 është Botërori më interesant në këtë shekull, për shkak të befasive.
“Në bazë të ndeshjeve që i kam përcjellur, mund të them se ky është Botërori i shekullit, për arsye se na kanë befasuar shumë kombëtare. Botërori i kaluar ka qenë i veçantë për shkak se janë dhënë pak gola dhe ekipet e mëdha nuk kanë mundur t’i mposhtin lehtë ekipet e vogla. Ky Botëror është dy herë më befasues, pasi ekiept e volga jo vetëm që po bëjnë konkurrencë, por edhe po fitojnë, në ndeshje shumë të mëdha”, tha Paçarizi në Botërorin Special të Klan Kosova.