Lajmet e fundit

“Insistoj që ka krizë të leximit në Kosovë. Po ua jap edhe një shembull: te brezat e mëhershëm të studentëve të letërsisë, prej 100 studentëve vetëm njëri deklarohej se nuk kishte lexuar asnjë libër të letërsisë. Tash më duket se është e kundërta, mundesh me gjet vetëm një që ka lexuar”, u shpreh ai.Paçarizi komentoi edhe popullaritetin e librave të mendimit pozitë. Sipas tij, shitja e tyre në libraritë serioze ka rënë dhe se një pjesë e madhe e këtyre botimeve qarkullojnë jashtë kanaleve zyrtare botuese.
“Këta libra tashmë shpesh botohen jashtë shtëpive botuese prestigjioze. Autorët i botojnë vetë, përmes shtypshkronjave, me financim personal, shtypin mijëra kopje dhe i shesin. Ato janë jashtë sistemit”, deklaroi Paçarizi. /Klankosova.tv