17.11.2022 · përditësuar para 1345 dite1 min lexim
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është mbledhur sot për ta shqyrtuar në parim projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Edhe pse në mungesë të kuorumit, komisioni ka vazhduar shqyrtimin e projektligjit në fjalë, transmeton Klan Kosova.
Shqyrtimi i këtij projektligji ka vazhduar të mbahet pa praninë e medieve.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se anëtarët në mungesë të kuorumit do të diskutojnë pa medie disa detaje për Projektligjin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.