Lajmet e fundit

Ferronikeli dhe Liria janë ndarë baras në ndeshjen mes tyre që ishte e vlefshme për xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës.
Përgjatë 90 minutave nuk u pa asnjë gol, duke bërë që prizrenasit ta regjistrojnë barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit në të cilat nuk njohin fitore.
Në anën tjetër, për vendësit ky ishte barazimi i pestë me radhë në garën më të çmueshme të futbollit vendor.
Me nga një pikë të arkëtuar nga ky takim, Liria tani ka 44 pikë në total në pozitën e katërt, ndërkaq Ferronikeli gjendet në pozitën e shtatë me 42 sosh.