Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, i është ofruar Juventusit, sipas raportimeve nga Tuttosport, përcjell Klan Kosova.
Agjenti i ish-përfaqësuesit gjerman, Erkut Sogut, ka qenë në kontakt me Bardh e Zinjtë për një mundësi transferimi të tij si agjent të lirë.
Ish-ylli i Real Madridit do të largohet nga “Emirates Stadium” pa para, pasi që kontrata i skadon verën e ardhshme, dhe tashmë është lënë jashtë planeve të trajnerit Mikel Arteta.