Lajmet e fundit

Mesut Ozil beson se do jetë përsosmëria taktike nga Arsenali në ndeshjen kundër Liverpoolit të hënën, duke paralajmëruar se e di saktësisht si t’i mposht kundërshtarët e tyre.
Topçinjtë do të synojnë për të çimentuar statusin e tyre si kandidat serioz për titull të Premier Ligës, ku ata presin ekipin e pamposhtur deri tani, Liverpoolin në Emirates Stadium një përballje e hershme për titull.
Ozil luajti në fitoren 4-1 kundër Liverpoolit në prill kur ai shënoi nga gjuajtja e lirë dhe ish mesfushori i Real Madridit kërkon përsëritjen e asaj përformance.
“Ne jemi në shtëpi dhe e dimë si mund ta mposhtim Liverpoolin”, kreatori i lojës së Arsenalit tha për faqen e klubit. “Kjo është çfarë dëshirojmë të bëjmë të hënën”.