Lajmet e fundit
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka treguar për sekretin e pasimeve që bënë.

Maesto ka qenë i kritikuar për formën prej se u transferua nga Real Madrid në Arsenal, por që më vonë i demantoi të gjithë duke u treguar vendimtar që klubi nga Londra të fitojë FA Cup.
“Pasimet e mia shpesh shkojnë në hapësira të ngushta, aty ku kundërshtari e ka të vështirë të ndalë topin”
“Është e rëndësishme ta kesh edhe si instinkt, të shohësh hapësirat ku mund të depërtojë topi, dhe të parashikosh nëse bashkëlojtari do të kuptojë se ku është nisur pasimi yt dhe a mund ta zë topin në atë pikë. Në disa raste vendosin edhe të qindtat e sekondës, atëherë kur pasimi arrin para se lojtari kundërshtarë të intervenojë” ka thënë Ozil.