Lajmet e fundit
Gjermani ka thënë se mendon që është përmirësuar shumë në krahasim me edicionin e shkuar dhe është i ngazëllyer me shpirtin e skuadrës në këtë ndeshje.

Mesut Ozil mendon se ai është duke vjelur frytet e para-sezonit të plotë me Arsenalin.
Gjermani është asistuesi më i mirë i Premierligës me nëntë të tilla pas 10 ndeshjeve, duke krijuar më shumë raste për skuadrën se secili lojtar tjetër në ligë.
Pas lëndimit që mori në edicioni e shkuar, fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë mendon se këtë vit ai është duke i ndihmuar skuadrës në nivelin në të cilin pritet.
“Sezonin e shkuar pata probleme me lëndime, gjë që më ka dëmtuar shumë”.
“Këtë vit ndjehem mirë. Po paraqitem mirë dhe para-sezoni po tregohet shumë i rëndësishëm”.
“Për momentin gjërat janë duke shkuar mirë”.
“Ne po luftojmë së bashku, jemi një familje e vogël. Kjo tregon se jemi të etur për sukses”.