Lajmet e fundit

Michael Ballack ka këshilluar Mesut Ozil-in që të largohet nga Arsenal.
Ai ka thënë se bashkëkombësi i tij do të duhet të kalojë në Bayern Munich nëse dëshiron që të fitojë trofe të rëndësishëm.
“Mesut Ozil është futbollist i jashtëzakonshëm. Ai e di se është njëri nga të padiskutueshmit te Arsenal”.
“Shumë klube do të donin që ta kenë atë”, ka thënë Ballack.
“Nëse ai do që të fitojë trofe, këtë shans e ka te Bayern Munich”, ka shtuar ai më tej.
Ozil kohën e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi ende nuk e ka vazhduar kontratën dhe se është i lidhur shumë me një kalim nga Emirates Stadium./Klan Kosova/