Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil ka vënë një rekord në Premier League.
Ai në ndeshjen e djeshme që skuadra e tij e humbi me rezultatin 2:1 nga West Bromwich Albion, ka asistuar në golin që shënoi Olivier Giroud.
Kështu, ky është asistimi i tij i shtatë në po aq ndeshje radhazi, që është rekord në Angli.
Ozil po ashtu i prinë listës së asistuesve në kampionatin anglez, transmeton Klan Kosova.